Nga Enver ROBELLI-
Mbi dy ore kryeministri i Shqiperise foli per opoziten te emisioni “Zone e lire”. Njehere foli si kryeminister, pastaj si analist. Per t’u dukur si analist, hoqi kravaten dhe veshi nje sako bojevishnje. Ne rolin e analistit ai me qetesi e ceremoni papnore pranonte komplimentet e drejtuesit te emisionit se kryeministri i ka mbytur si pula te gjithe.
Ne krejt kete teater absurd tejet neveritese ishte roli qe ne studio i ishte caktuar nje vajze: ajo sherbente dhe duartrokiste kur fiksohej nga kamera, e cila ne menyre jo aq subtile ia potenconte hiret. Ne nje moment ajo erdhi dhe ia fshiu buzen analist-kryeministrit, kushedi çfare i kishte mbetur ne buze.
Trajtimi i tille i vajzave e grave ne studio televizive eshte nje relikt paramodern, patriarkal dhe me nuanca seksiste. Dhe kjo ben vaki ne vitin 2021, ne shekullin 21. Kryeministri me numrin me te madh te grave ne qeverine shqiptare behet pjese e nje komedie te gerditshme ku vajza reduktohet ne rolin e ujesjellses, buzeqeshjeshperndareses dhe gjoksekspozueses. Mes fasades per barazi te grave dhe realitetit ekzison nje hendek i madh.