Basha për arrestimin e Lefter Kokës: Dritë shprese, por ai është bishti

2 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në Parlament për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas Bashës, ky veprim i SPAK është një dritë shprese, por siç shprehet ai, Lefter Koka nuk është koka, por bishti. Kryesori u shpreh Basha që qëndron pas kësaj aferë është Edi Rama.

“Sot është vendi dhe koha për të thënë se hapi i parë i ndërmarrë me arrestimin e një prej ministrave mund të jetë një dritë shpresë, që një nga kolonat të shoqërisë të rindërtohet

Për më shumë se 5 vite Rama dhe trekëndëshi i Bermudës janë përpjekur të ndërtojnë reformën në drejtësi, me njerëz që japin garanci që nuk do preken trekëndëshi i Bermudës, me gjyqe si ai i Saimir Tahiri,  me të pandehur që sot janë në arrati dhe me një kokë turko që për ironi e ka mbiemrin koka, por në fakt është bishti, sepse koka është prapa meje. Në asnjë vend normal, edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk kanë si të ndodhin nëse koka është koka që është në pranga dhe jo ky që është prapa meje”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha u shpreh se në këtë vend nuk ka qeveri, por sundim ku një kastë që ka asgjësuar demokracinë kërkon të shndërrojë parlamentin në një foltore.

“Ky është thelbi i sundimit. Një kastë që ka asgjësuar demokracinë dhe kërkon ta shndërrojë këtë parlament një foltore qesharake kopje të foltoreve të tjera, ku flitet për gjithçka, por jo për problemin e vërtetë”, tha ndër të tjera Basha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull