Sipas tij, kjo valë do të zgjasë tre muaj, të paktën në Shtetet e Bashkuara.
“Këto muaj mund të jenë të rëndë, por besoj ende që nëse ndërmarrim hapat e duhur, pandemia mund të përfundojë në vitin 2022”, tha Gates.
Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë regjistruar që nga nisja e pandemisë 51,5 milionë raste, ndërsa 812 069 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në të gjithë botën, numri i rasteve të konfirmuara me virus është mbi 277 milionë, ndërsa 5,377 551 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.
“Duhet ta marrim seriozisht, derisa të dimë më shumë për të. Edhe nëse është i rrezikshëm sa gjysma e variantit Delta, do të sjellë valën më të keqe që kemi parë deri tani, për shkak se është shumë infektues”, tha Gates./