Tronditëse/ Kush është babai shqiptar që vrau dy fëmijët e mitur, plagosi gruan dhe më pas u vetëvra

1 Minuta Lexim

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi tronditës i ndodhur këtë të diel në Hamburg të Gjermanisë, ku një burrë vrau dy fëmijët e tij dhe plagosi nënën e tyre, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

“Bild” shkruan se autori i krimit ishte shqiptar, me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Flamur R.

Flamuri vrau djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, po ashtu ka plagosur gruan 38-vjeçare dhe në fund ka vrarë veten.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë fëmijët.

44-vjeçari vdiq më vonë në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e tij u dërgua me plagë të rënda në emergjencë. Deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme për rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull