Një inspektor policie i Rajonit Nr.1 në Tiranë është arrestuar nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA. Shtetasi A.T 54 vjeç, prej vitesh kërcënonte gruan dhe fëmijët e tij me armën e shërbimit. Gjithashtu prej kohësh ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike drejt tyre.
Njoftimi i Plotë nga SHÇBA:
Tiranë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.
Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.