Çfarë mendon Perëndia për gratë ?

2 Minuta Lexim

Nga Dashnor KOKONOZI- 

Në reagimet ndaj statusit të mëparshëm që paraqiste librin «11 Porositë» të dy autorëve italianë, pati edhe komente ku shprehej një lloj moskuptimi për qëndrimin e Perëndisë ndaj Evës, nënkupto ndaj gruas.
Duke ju kujtuar kalimthi se jemi duke komentuar një libër dhe jo në një mësim feje, shënoj se autorët e librit, Roberto Beretta dhe Elisabetta Broli, aty merren edhe me të dhënën biblike se “Perëndia e krijoi Evën nga një brinjë e Adamit”.
Kjo paraqitet disi problematike.
Në shekuj një gjë e tillë është interpretuar si shenjë vartësie, në mos si shenjë inferioriteti e Evës ndaj Adamit, nënkupto të gruas nga burrin.
Kërkimet e R. Beretta-s dhe E. Broli-t dhe konsultimi i ekzegjetve më të njohur në këtë fushë, nuk e mbështet një gjë të tillë.
Eva nuk ka lindur nga një brinjë e Adamit. Termi biblik që shënon një gjë të tillë, përkthehet shumë rrallë me “brinjë”. Në mënyrën më të zakonshme e normale ai përkthehet me “ijë” Pra teksti i shenjtë ka dashur të thotë thjesht se Perëndia e krijoi Evën të barabartë e në një nivel me Adamin, pra burrin të barabartë me gruan.
Autorët janë mbështetur në tekstet e rabinve që thotë se po qe se Perëndia do të deshte ta vinte gruan në një nivel inferior ndaj burrit, ajo nuk kishte pse i merrte një brinjë, por do të shihte t’i gjente një rrasht edhe me poshtë, te këmbët, thonë ata. Por kjo nuk del gjëkundi.
Ai vetëm se e vuri gruan në ijë të burrit, pra burri dhe gruaja janë në të njëjtin nivel në sytë e saj!

Kjo tregon që, edhe pse u deshën disa mijëra vjet, e vërteta nuk mungon të dalë në shesh. Por, nëse unë arrij t’i kuptoj mirë këto punë, kjo tregon edhe se njerëzit janë në gjendje të fshehin deri edhe të vërtetën e Perëndisë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull