Theri me thikë nënën e tij, 25 vjeçari shqiptar shokon me dëshminë: Ajo qeshi me mua…

1 Minuta Lexim

Emiliano Domi shqiptari 25-vjeçar që tentoi të vriste nënën e tij në SHBA ka folur para hetuesve duke treguar shkaqet e kësaj ngjarje. Ai ka thënë se ajo ka qeshur me të dhe kjo e ka nxehur ndaj e ka shtyrë në tokë.

“Ajo qeshi me mua kur u ankova që ajo po lëvizte një xhaketë nga një divan i dhomës së ndenjes”, tha ai.

Domi u tha hetuesve se kishte marrë një thikë kuzhine duke goditur nënën e tij dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

Ai tha se qëllimi i tij ishte ta vriste dhe u largua nga shtëpia nga frika se mos ajo kishte vdekur. Pak më vonë Domi hyri në një furrë buke ku punon babai i tij dhe kërkoi para për benzinë.

Kjo e shtyu babanë e tij të telefononte të shoqen dhe më pas njoftoi policinë. Domi akuzohet edhe për dy sulme të tjera kriminale. Ai i kishte kërcënuar disa herë prindërit se do t’i vriste.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull