Skandali në Fier, vdiq fëmija 3-vjeçar, kopshti qëndron i hapur

2 Minuta Lexim

Familja e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier kërkojnë drejtësi përpara prokurorisë së qytetit. Ata thonë se është e papranueshme, që ende pa u zbardhur ngjarja kopshti Flatrat e Dijes të qëndrojë i hapur për fëmijët e tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të premtes, ku 3-vjeçari u dërgua me të nxira në qafë drejt spitalit të Fierit, sipas mjekëve i pajetë.

Familja ka shkuar pranë kopshtit në fjalë për të marë pamjet nga kamerat e sigurisë, por sipas drejtuesve të tij, ato nuk kanë qenë në gjendje pune.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna Donalda Kodheli.

“Ai vend ku ata thonë që është mbytur, është 60 metra i lartë, ndërkohë që fëmija është 80-90 centimetra. Ne shkuam dhe pamë vendin ku ndodhi ngjarja. Ne jemi shokuar të gjithë”, u shpreh daja i viktimës Durim Kaja.

‘Presidenti i kopshtit ka tënë që ka kamera në çdo cep, dhe ku shkuam dje tha që ka 6 kamera, nuk ka mundësi që djali 15 kg të varet në ato kapëse’, thotë e ëma.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull