Gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën teksa ishte në kopsht në Fier tha në News24 se nipi kishte shenja në fyt duke aluduar për një mbytje të fëmijës, jo sipas versionit të dhënë nga çerdhja dhe policia. Ai kërkoi të drejtën për vdekjen e nipit të tij, duke akuzuar dhe për fshehje të provave.
“Çunin e kemi me shenja në fyt. Ai iku nuk kthehet më për neve, vetëm të dalë e drejta. Varësja ku na thanë ishte kauçuk, nuk mund të varej djali atje.