“Forumi vjetor i profesionistëve të rinj”, mbledh për herë të parë të rinjtë shqiptarë

3 Minuta Lexim

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj zhvilloi për herë të parë në Shqipëri, Forumin Vjetor të Profesionistëve të Rinj “Transformimi Digjital, Domosdoshmëri për Formësimin e së Ardhmes” me synim rritjen e kontributit të profesionistëve të rinj shqiptarë në politikë-bërje, si vazhdimësi e disa zhvillimeve të rëndësishme politike dhe botërore.

Forumi u hap nga nga Drejtoresh Ekzekutive e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, Françeska Muço që mirëpriti pjesëmarrësit në punimet e forumit, duke nënvizuar gjatë fjalës së saj që ky forum do të jetë një kontribut i përvitshëm i profesionistëve të rinj në politikëbërjen shqiptare, jo vetëm me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike të vendit por edhe ç’mitizimin e politikës. “Politikat janë për ne dhe duhet të orientohen nga kontributi ynë”, u shpreh ajo.

“Forumi vjetor i profesionistëve të rinj”, mbledh për

Gjatë forumit të profesionistëve të rinj, u zhvilluan dy sesione me të ftuar ekspertë të rëndësishëm, ku u vendos një kuptim i përbashkët dhe informues për agjendën digjtale dhe më pas këto informacione u shërbyen profesionistëve të rinj në punën me grupe. Nën moderimin e ekspertes, Yllka Sela, sesioni i parë më temë “Agjenda Digjitale në Nivel Kombëtar dhe Rajonal”, u hap nga fjala e Zevëndës Drejtoreshës së UNICEF, Edina Kozma, e më pas vazhdoi me përfaqësuesen nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Flutura Brakaj, dhe u përfundua nga Drejtoresha e Drejtorisë së Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani.

“Forumi vjetor i profesionistëve të rinj”, mbledh për

Ndërkohë sesioni u pasua nga një ndërhyrje përshëndetëse e Ministrit të Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e cila është dhe në ngarkim për zhvillimin e strategjisë së Rinisë 2022-2029.

Në vazhdimësi, sesioni i dytë me temë “Agjenda Digjitale – Nevojë për Zhvillim” i moderuar nga Loneta Progni, Gazetare në EuroNews, u elaburua nga të ftuar përfaqësues të organizatave të rëndësishme dhe ekspertë si, Xheni Lame Menaxhere Programi në Lëvizjen Mjaft, Edlira Muedini Menaxhere Programi në RISI Albania, Kleina Kasanai Drejtore e Agjensisë Kombëtare të Rinisë, dhe në përmbyllje, Drejtoresha e Drejtorisë së Inovacionit në Bashkinë Tiranë, Faola Hodaj.

“Forumi vjetor i profesionistëve të rinj”, mbledh për

Një pjesë e rëndësishme e forumit ishte puna me grupe ku profesionistë të rinj, studentë, përfaqësues të organizatave që merren me profesione dhanë kontributin e tyre në zhvillim e një dokumenti rekomandimesh për “Strategjinë e Rinisë 2022 – 2029” bazuar në katër prioritete të rëndësishme për cilësinë e jetës të  tyre si: Aksesi në të dhëna; Siguria Kibernetike; Prioritetet e Rinisë në Inovacion dhe Edukimi Digjital, duke përbërë kështu një ndër kontributet më të rëndësishme që profesionistët e rinj kanë dhënë në politkëbërje përgjatë vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull