Të humbur nga ngrindja midis udhëheqësisë legjitime të Lulzim Bashës dhe asaj bashibuzuke të Sali Berishës nuk janë antarët e Partisë Demokratike, por janë të gjithë shqiptarët…
Nga Erion DASHO –
…Sidomos ata që ende jetojnë në Shqipëri. Specifikisht gëzojnë sot për sherrnajën në Partinë Demokratike shqiptarët që:
》mezi shtyjnë muajin me paga qesharake.
》përmallohen për fëmijët që i dëboi në emigracion kjo politikë shkatërrimtare.
》duhet t’i bëhen leckë nën këmbë edhe deputetit më kokëgdhë për një vend pune.
》detyrohen t’i bëjnë like statusit të Ramës, ministrit, drejtorit, deri edhe shefit të zyrës.
Këta miopë nuk e kuptojnë se sherrnaja në PD duhet parë si një fatkeqësi pasi i jep oksigjen qeverisë me rekorde më të zeza, më hajdute, më manipuluese që kemi patur në 110 vjet shtet shqiptar.
Të dashur bashkëatdhetarë,
Uroni që PD t’i tejkalojë sa më shpejt problemet dhe të bëhet një opozitë e fortë për hajdutët dhe mashtruesët që na qeverisin.
Përndryshe të humbur nuk janë antarët e Partisë Demokratike! Janë të gjithë shqiptarët. E theksoj: sidomos, ata që ende jetojnë në Shqipëri…