Refuzon të vaksinohet kundër Covid, babai humb kujdestarinë e të birit

1 Minuta Lexim

Një burrë ka humbur përkohësisht  kujdestarinë e fëmijës së tij 12-vjeçar, sepse nuk  ishte vaksinuar kundër Covid.

Vendimi u mor nga Gjykata më 23 dhjetor, ndërsa për mediet rasti është bërë i ditur ditën e  djeshme.

Në kuadrin e situatës pandemike  gjyqtari vendosi se nuk është në interes të fëmijës që të qëndrojë me të atin, për deri sa është i pavaksinuar dhe refuzon të vaksinohet.

Mediet e huaja njoftojnë se burrit i janë hequr të drejtat prindërore  deri në muajin shkurt, ai mund të rifitojë kujdestarinë e të birit vetëm nëse vaksinohet.

Në Quebec ditët e fundit ka një rritje  të shtrimeve në spitale të pacientëve të infektuar. Shumica dërrmuese e të rriturve (mbi 90%) janë të vaksinuar.

Qeveria e provincës frankofone ka vendosur të ashpërsojë masat ndaj të pavaksinuarve, duke vendosur një taksë të posaçme për ta, sepse konsideron se ata rëndojnë sistemin shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull