11 vite nga protesta e ’21 Janarit’/ Reagon Rama: Vonon por nuk harron, vrasja barbare kërkon drejtësi

1 Minuta Lexim

Sot bëhen plot 11 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit ku mbetën të vrarë 4 persona gjatë një proteste.

Në kuadër të kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet me bindjen që drejtësia vonon por nuk harron. Ndër të tjera ai thekson se nderon katër protestuesit paqësorë në 21 janarit, teksa e ka cilësuar këtë vrasje si barbare.

“Me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.”-shkruan Rama në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull