Të afërmit për kimin horror në Kuçovë: Autori është gjysmak, s’ka pasur kurrë familje

2 Minuta Lexim

Një ngjare e rëndë është regjistruar në fshatin Kozare në Kuçovë ku një 64-vjeçare është gjendur e vdekur në një kanal në afërsi të banesës së saj.

Në media fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit 64 vjeç e cila u vra nga Fetah Narra janë shprehur se autori i krimit njihej si një person me probleme mendore.

“Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s’bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp. Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh.”-tha një i afërm i viktimës.
“E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s’ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona.”-tha një tjetër i afërm i viktimës.
“Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje.”-thanë banorët e zonës.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka tronditur të gjithë opinionin public teksa viktima është gjendur në një kanal në afërsi të banesës gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull