Rama mungon në Kuvend, Basha e akuzon: Mori charterin dhe harxhoi 120 mijë euro karburant

2 Minuta Lexim

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur me një orë vonesë në Kuvend, duke shkuar direkt drejt foltores, ku hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Basha përsëriti akuzat ndaj Ramës, se dy ditë më parë ka fluturuar me charter jashtë vendit, edhe pse është në krye të një prej vendeve më të varfra të Europës.

“Dua ta nis me një pyetje retorike, si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjellë nga qeveria, me një javë të mbushur me skandale do të trondiste dhe rrëzonin qeverinë në vendet normale, këtu nuk ndodhet asnjë e  3 e  kabinetit. Kyu është kryueministri? E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat, shkoi dhe erdhi dhe nuk njoftoi për çfarë i harxhoi atë 120 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat.

Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte me bileta ekonomi, tani shkon në Paris, Mynih me një charter luksoz që vetëm karburant që i kushton 120 mijë euro minimumi dhe vetëm kur vjen puna për tu përballur nuk e dimë ku është.

Në vitin 2022 mungon transparenca. Në cilin vend të botës KM ka charter privat, shkon drejt qyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë qe qeveria e tij pa asnjë mandat shemb çatitë e banorëve të kryeqytetit, sic ndodhi me banorët e 5 majit”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull