Askush nuk e priste! Dy banorët puthen në buzë (VIDEO)

1 Minuta Lexim

BB VIP – Prova e kësaj jave në “Big Brother VIP” është mjaft interesante. Të gjithë banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy.

Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”. Gjatë këtij interpretimi, ndodhi dhe ajo që nuk pritej.

Balerini dhe aktorja kanë shkëmbyer edhe një puthje në buzë madje ishte kjo e fundit ajo qe iu afrua Ilirit.

Ndërkohë kujtojmë se Arjola dhe Iliri kanë qenë dy nga banorët më të komentuar për afrimitetin e tyre, madje për ta u dyshua që mund të kenë edhe pëlqime për njëri-tjetrin.

Por dy banorët kanë thjesht një shoqëri mjaft të mirë aty brenda shtëpisë dhe që të dy dëshirojnë që të shkojnë bashkë në finalen e madhe të “Big Brother VIP” më 18 shkurt.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull