Ishin nisur për në mbledhjen e qeverisë, aksidentohen dy ministrat shqiptarë

1 Minuta Lexim

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” në Maqedoninë e Veriut, ku janë përfshirë tre makina, mes tyre edhe ajo e ministrit të Financave, Fatmir Besimi.

Vetë Besimi e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Në makinë bashkë me të ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. 

Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull