Katastrofë mjedisore para syve tanë!

2 Minuta Lexim

Nga Ermal MULOSMANI-

Fotot më poshtë i mora tani, sapo. Janë në ambientin përpara stadiumit Air Albania, përgjatë ish rrugës që të çon te ish Sheratoni dhe deri në kufinjtë e Universitetit Shtetëror. Mbi 5-6 betoniere lëviznin në një sipërfaqe krejt të vogël. Nga thellësia e Parkut të Liqenit Artificial doli përbindëshi tjetër me emrin po kaq të tmerrshëm, betoniere Bami. Dheu e kishte përbirë barin, jeshillëku kishte marrë fund. Pyllit ia kishin nxjerrë zorrët si në një masakër çnjerëzore. Limiti ishte muri i Universitetit, të vinte të vije kujën nga pafuqia…
Unë kam shkruar para ca kohësh për pjesën tjetër të ish Sheratonit, atë lindore, ku ishte ngritur një lagje e tërë shumëkatëshe betoni që kishte zëvendësuar hektarë të tërë pylli. Mirëpo sot po shoh që zorrët i paskan dalë edhe krahut tjetër, ndërtimet po e rrethojnë Universitetin edhe nga mbrapa.
Betonieret punonin të qeta, asnjë media, asnjë shoqatë ambientaliste, asnjë zë publik nuk shqetësohej… Po Opozita? Ku është Basha, Berisha, deputetët? Pse nuk dalin të blokojnë rrugën e betoniereve të denoncojnë krimin më të madh ekologjik të qytetit? Dikur për Parkun e fëmijëve, në anën tjetër, bënë namin!
Po studentët? Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca. Ne të tjerëve na është squllur nervi, vetëm klithma dëshpërimi lëshojmë por të paktën ju bëni diçka. Arlind Qorri, Organizata Politike bëni diçka ju lutem. U mbush pylli me resorte e restorante dasmash.
E në shenjë pafuqie e dëshpërimi po u lutem ta shpërndani këtë status. Ndoshta dikush merr nismën të protestojë…
+4
22
3 comments
4 shares
Like

Comment
Share

3 comments

Most relevant

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull