Prokurorët belgë “zbarkojnë” në SPAK/ Kush është objektivi i tyre i punës?

1 Minuta Lexim

Një delegacion me katër prokurorë belgë, dy oficerë gjyqësorë dhe një zyrtar policie po të këtij shteti, kanë zhvilluar takime më përfaqësues të prokurorisë së Tiranës.

Takimet kanë filluar që dje me prokurorë dhe zyrtarë të SPAK.

Nuk dihet ende nëse takimet janë në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit mes dy shteteve apo për dosje konkrete.

Mafia shqiptare është shndëruar në një problem në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike me amerikën-latine. Megaoperacioni i tetorit 2021 në portin e Belgjikës provoi pikërisht këtë gjë duke çuar pas hekurave 64 persona, shumica prej tyre shqiptarë.

Nje tjeter dojse e hetuar ne bashkepunim me belget eshte edhe dosja“ Toyota Yaris” ku u sekuestruan 3.4 mln euro te fshehura ne automjete në portin e Durrësit.

Në 2018 Lulzim Basha u akuzua për dekonspirim të këtij informacioni, të cilin e ndau në parlament tre ditë përpara se të bëhej publik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull