Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

1 Minuta Lexim

Zona e Korçës është goditur gjatë orëve të para të mëngjesit nga dy lëkundje të forta sizmike.

Lëkundja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 4.4 e shkallës rihter. Kjo lëkundje është shënuar rreth orës 01:41 të natës. Ndërkohë thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km gjë që ka bërë që lëkundja të ndihet.

Lëkundja e dytë sizmike është shënuar rreth orës 02:38 të natës. Kjo lëkundje sizmike ka qenë me magnitudë 3.3 rihter.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull