Zhvillimet e fundit nga Ukraina, SHBA: 6 mijë ushtarë të vrarë që nga fillimi i luftës

2 Minuta Lexim

Raportohet për rreth 6.000 ushtarë rus të vrarë që nga fillimi i luftimeve në Ukrainë

Vlerësimi zyrtar i SHBA-së për numrin e rusëve të vrarë në dy javët e para të luftës është rreth 5,000 deri në 6,000, thonë zyrtarët amerikan, raporton BBC.

Numri i trupave ruse të plagosur vlerësohet të jetë rreth 15,000 deri në 18,000, duke u nisur nga supozimet se shkalla e të plagosurve është zakonisht trefishi i shifrës së të vrarëve.

Një zyrtar amerikan që dëshironte të mbetej anonim e quajti këtë projeksion “viktima, shumë, shumë domethënëse” dhe e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina ka pohuar se 12,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime. Javën e kaluar Rusia tha se më pak se 500 trupa të saj kishin vdekur në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull