“Boll na vodhët”/ Nis marshimi i protestuesve drejt kryeministrisë

1 Minuta Lexim

Ka nisur nga sheshi “Skenderbej” protesta e radhës e qytetareve  kundër rritjes se cmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve.

Me pankarta në duar, ku spikat ajo më e madhja “boll na vodhet”, protestuesit po marshojnë drejt kryeministrisë.

Nuk dihet nëse protestuesit do te qëndrojnë me cadër para kryeministrisë apo jo, sikurse është paralajmëruar një ditë më parë.

Kjo është hera e dytë që protesta merr karakter kombëtar, teksa një gjë e tillë ndodhi edhe të shtunën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull