Luftimet mes rusëve dhe ukrainasve në Mariupol nuk ndalen ndërkohë që është zvogeluar mundësia e armëpushimit për të lejuar korridoret humanitare .
Kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse Mikhail Mizintsev i kishte lëshuar një ultimatum ushtrisë ukrainase që të largohej nga qyteti në këmbim të një armëpushimi për të lejuar korridoret humanitare .
Por Kievi e hodhi poshtë kërkesën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në fakt deklaroi se “dorëzimi nuk është një opsion” dhe kërkoi që “forcat ruse të lejojnë menjëherë
kalimin e sigurt”.