Maqedonia e Veriut “trondit” Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror

1 Minuta Lexim

Maqedonia e Veriut ka bërë një nga befasitë më të mëdha në histori, duke e lënë Italinë jashtë Kampionatit Botëror, pasi fituan me rezultat 1-0.

Italia edhe pse dominoi dhe kishte disa raste, nuk ia arriti të shënojë në pjesën e parë.

Domenico Berardi dhe Ciro Immobile kishin nga dy raste në 45 minutat e para, por që nuk ishte të saktë.

Edhe në pjesën e dytë Italia kishte më shumë nga loja.

Berardi kishte dy raste të mira në minuat 54’ dhe 58’, por në të dyja rastet topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 63-të, Ezgjan Alioski ndali një top që po shkonte drejt portës duke shpëtuar një gol të sigurt.

Giacomo Raspadori ishte ai që kishte rast në minutën e 79-të, por goditja e tij nga distanca shkoi mbi portë.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, në skenë doli Aleksandar Trajkovski që më një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull