Kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit që e mori rrjedhja e lumit Fan, RENEA i jep fund operacionit

1 Minuta Lexim

Pas 6 ditësh kërkime në rrjedhën e lumit Fan, forcat RENEA janë larguar nga operacioni për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit S.Laska, të cilin e mori rrjedha të martën e javës që lamë pas.

Përgjatë kërkimeve në rrjedhën e lumit si dhe në Hec-in e Repsit nuk është gjetur asnjë gjumë nga i mituri, ndërkohë që operacioni u vështirësua dhe nga moti me reshje që ka qenë prezent javën e kaluar.

Në terren tashmë ndodhen vetëm policia lokale, FNSH, zjarrfikësit dhe banorë të zones të cilet po monitorojnë brigjet e lumit.

Prania e reshjeve të mëdha në zonë, ka bërë që prurjet dhe forca e lumit të jenë më të rrëmbyeshme.

I mituri ishte duke luajtur me të vëllanë dhe shokët e tij në momentin kur iu afrua rrjedhës së lumit për të kapur topin, pa e ditur se lumi do ta merrte me vete.

Pavarësisht përpjekjeve të fëmijëve të tjerë për ta shpëtuar, ende edhe sot për 10-vjeçarin nuk ka asnjë gjurmë, ndërkohë që familja prej një jave ka hapur dyert e mortit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull