Policia gjermane shoqëroi Ramën, reagon Berisha: Skandal i rëndë, është person problematik

1 Minuta Lexim

Ish kryeministri, Sali Berisha e ka quajtur skandal të rëndë, shoqërimin e kryeministrit, Edi Rama nga policia gjermane pas një incidenti të ndodhur në bordin e avionit, ku priste të nisej për në SHBA.

Berisha tha se Rama ishte një person problematik në udhëtime dhe se ishte shoqëruar nga policia gjermane siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë me një kryeministër.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Skandal tjeter i rende i Edi Rames.

Shoqerohet nga policia gjermane si person problematik ne udhetim!

Revista me e madhe gjermane informon se policia gjermane si kurre ndonje here ndonje kryeminister shoqeroi Edi Ramen! sb

Revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi të premten se kryeministri i Shqipërisë ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.
Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull