Shpërthime të fuqishme tronditin Ukrainën, sulm ajror dhe në Lviv

1 Minuta Lexim

Kievi dhe Lviv janë zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune me shpërthime të fuqishme, raporton BBC.

Ka qenë kryebashkiaku i Kievit, ai që ka konfirmuar shpërthimet në kryeqytetin e Ukrainës.

Vitali Klitschko bëri një postim në “Telegram” dhe shkruante se shpërthimet goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.

Sipas tij, numri i viktimave nuk dihet ende dhe se ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.

Si në Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm.

Guvernatori Maksym Kozytskyi bëri një njoftim në “Telegram”, ku zbulonte se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.

Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës ishte në punë, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte viktima.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull