Sot zgjedhjet për kryetarë të 8 degëve të PD, ja kush janë kandidatët e Komisionit të Rithelimit

3 Minuta Lexim

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë ditën e sotme zgjedhjet në 8 degë të Partisë Demokratike.

Bëjmë me dije se Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e shtunë, dt 16 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 8 degë të PD.

Siç mësohet nga njoftimi paraprak procesi i votimit do të hapet në orën 8:00 e do të mbyllet në orën 18:00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Nga ana tjetër Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre dhe në këto zgjedhje do të procedojnë me parimin “një anëtar një votë”.

Ndërkohë që më poshë Gazeta Shqip ka listuar emrat e të gjithë kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit që ditën e sotme do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 degëve të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Kandidatët e për Kryetar dege dhe Qendrat e votimit janë si më poshtë vijon:

PD dega Kuçovë
1. Nerjan Dine Pasho
2. Myslim Isuf Haxhi

PD dega Skrapar
1. Besnik Ali Osmani
2. Hajredin Lahe Bakiasi

PD Dega Elbasan
1. Blendi Ferdinand Himci
2. Eliona Hetem Gremi
3. Elior Flamur Vila
4. Klodiana Ilir Capja
5. Sonila Maksim Daiu

PD Dega Tropojë
1. Besnik Xhafer Dushaj
2. Feride Rexhep Rrahmanaj
3. Ram Bajram Oruci

PD Dega 6 Tiranë
1. Alban Feko Hoxhaj
2. Onelda Gjin Zefi

PD Dega 10
1. Andi Gani Beliu
2. Ilir Halit Stojku
3. Shkëlqim Muharrem Spaho
4. Xhulia Aranit Xhekaj

PD Dega 11 Tiranë
1. Arbër Ded Qehaja
2. Shkëlzen Mark Mustafaj
3. Ahmet Ali Meshi
4. Mërgim Nazmi Hoxha

PD Dega 16 Tiranë
1. Eduard Gani Rexha
2. Ilir Lush Zmalaj
3. Kujtim Veli Kola

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull