Rama uron Macron: Uroj që shumë shpejt ta mikpresim në Shqipëri

1 Minuta Lexim

Emmanuel Macron është rizgjedhur si President i Francës për të dytin mandat radhazi, pasi mundi në raundin e dytë të votimeve rivalen e tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, me një diferencë të konsiderueshme votash.

Mbi këtë fakt, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se e ka uruar Macronin menjëherë pas fitores së tij.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”.

Kështu shkruan Rama në Twitter, duke lënë të hapur mundësinë se Macron mund të kryejë një vizitë në Shqipëri, gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Macron e fitoi garën presidenciale me 58.2% të votave.

Megjithatë, bie në sy një shkallë e lartë abstenimi tek francezët, me mbi 28% të popullatës, të cilët nuk dolën aktivisht në zgjedhje.

Rivalja e Macron, Le Pen, nga ana tjetër, ka deklaruar se rezultati ka qenë shumë i mirë për kampin e saj, pasi ka arritur shifra historike për ekstremin e djathtë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull