Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën sërish të shokuar pasi presidenti amerikan, Joe Biden bëri një tjetër gafë teksa po mbante një fjalim publik në lidhje me Rusinë.
Të enjten, presidenti shpalli një paketë ndihme prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën. Por teksa po fliste për oligarkët e korruptuar rusë, duke thënë se ata do jenë përgjegjës për veprimet e tyre, Biden ngeci, ndërsa pamjet u bënë virale në median sociale.
“Unë do i dërgoj gjithashtu Kongresit një paketë gjithëpërfshirëse që do të shtojë përpjekjet tona themelore për të akomoduar oligarkët rusë dhe për t’u siguruar që ne do t’u marrim atyre përfitimet e dyshimta.
Ne do i akomodojmë ata. Ne do u sekuestrojmë jahtet, shtëpitë luksoze dhe të gjithë përfitimet e lindura nga kleptokr…, po, klep…, kleptokracia- djemtë që janë kleptokracitë. Ha. Ha. Ha. Këta janë djemtë e keqinj”.
Një nga faqet më të njohura konservatore, Toënhall, shkroi: “Truri i Biden u prish sërish”.
Kurse senatori Tom Cotton tha: “Alarmuese”.
“Kush ishte ai person që shkroi ‘kleptokraci’ në prompterin e Biden? Kjo është dita e parë në punë,” u tall gazetari Keith Malinak.