Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se është zbuluar një tjetër varr masiv me kufomat e rreth 900 personave, në rajonin e Kievit.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një interviste për mediat polake, duke saktësuar se varri masiv është gjetur në një zonë pranë kryeqytetit që ishte nën pushtimin rus muajin e kaluar.
Zelensky tha gjithashtu se qeveria beson se gati gjysmë milioni ukrainas janë dëbuar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i pushtimit si dhe askush nuk e di se sa njerëz u vranë.