Vdes ne menyre tragjike nje 35-vjecar ne Has.
I riu ishte duke drehtuar nje kamion, por teksa ka kuptuar se sistemi i frenimit nuk punonte, ai ka tentuar te hidhet per te shpetuar.
Fatkeqesisht shoferi ka nderruar jete.
Has/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.