Rama: SPAK të hetojë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencën për mediat ku po flet për reformën ne drejtësi.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë ka thënë se është  e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vettingut. Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë apo orvatje të kota. Pavarësisht interpretimeve për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK-u së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet. Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vetë, morale, etike, profesionale që nga pikënisja e deri sot, por edhe si njeriu që është sulmuar më fortë për këtë reformë jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe mbështetësit që janë të palumtur, për shkak të spektrit të hetimeve të deritanishme, unë besoj që të drejtën në këtë moment:, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull