E rrahu sepse i kërkoi para/ Shqiptari dhunon vajzën e tij në Greqi

1 Minuta Lexim

Një incident dhune në familje është shënuar në Heraklion, ku një 54-vjeçar ka dhunuar dy vajzat e tij. Ngjarja ndodhi pasi vajza e tij 20-vjeçare i kërkoi të atit para.

Ai u përpoq t’i shpjegonte se nuk kishte, por vajza këmbënguli. Situata agravoi derisa 54-vjeçari e goditi të renë dhe i shkaktoi mavijosje në sy.

Vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçarja, ka nisur të godasë me shqelma të atin. Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë ku u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull