“Dukej si një skenë lufte”/ Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur (FOTO)

2 Minuta Lexim

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 14 të tjerë të plagosur nga të shtënat në një klub nate në Oslo. Lajmi është bërë i ditur nga policia e kryeqytetit norvegjez, që ka njoftuar gjithashtu se ka disa të lënduar që janë në gjendje të rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur te vendi që frekuentohet nga homoseksualët, ku po zhvillohet Oslo Pride.

“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes. “Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.

 “Dukej si një skenë lufte”/ Sulm me armë

Në mediat e huaja shkruhet se të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 në tre lokacione aty pranë, në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë ushqimi.

Sipas bilancit të bërë nga policia, ka pasur dy të vdekur dhe 14 të plagosur. Autorit iu sekuestruan dy armë zjarri, fill pas ngjarjes ndërkohë që tashmë ndodhet pas hekurave. “Gjithçka tregon se ky akt është kryer vetëm nga një person”, tha një zyrtar i policisë në një konferencë për shtyp. ‘Marshimi i Krenarisë’ në Oslo që ishte planifikuar për të shtunën pasdite tashme po shqyrtohet si opsion që të shtyhet nga autoritetet.

 “Dukej si një skenë lufte”/ Sulm me armë

 “Dukej si një skenë lufte”/ Sulm me armë

 “Dukej si një skenë lufte”/ Sulm me armë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull