Reperi i famshëm, Gashi, ka sjellë së fundmi këngën më të re me titull “Gasoline”. Ajo çfarë bien në sy është fakti që ai flet shqip në pjesën e fundit të saj.
Edhe pse i larguar prej vitesh, ai harron të përmendë asnjëherë origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar disa herë në rrjetet sociale.
“Kur shkon lart, sigurohu mos të biesh më poshtë.”- janë fjalët në sekondat e fundit të klipit. Gashi ka folur për kuptimin e këngës duke e cilësuar si një fillim të ri dhe vdekjen e “Gashit” të vjetër.
Reperi me origjinë shqiptare e ka përqëndruar jetën dhe karrierën e tij jashtë vendit, duke u bërë një ndër emrat më të njohur shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai numëron disa hite ndërkombëtare si “Creep on me” apo “That’s mine”.
Gashi ka publikuar para pak javësh datat e turit të tij botëror por pa përfshirë as Shqipërinë dhe as Kosovën. Mesa duket artisti paska plane më të mëdha sepse ka sqaruar këtë veprim.