Vrasje makabre/ Bilanc lufte pas përplasjes së dy karteleve të drogës, gjenden trupat e masakruar

2 Minuta Lexim

15 persona u gjetën të vdekur dhe me dëmtime të rënda në trupi ne tyre, pas një përplasjeje të ashpër të dy karteleve të drogës në Meksikë.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Hetimit, ngjarja u zbulua pasi fillim isht u gjetën dy koka të prera në orët e para të së dielës (26 qershor) përballë kompleksit rezidencial La Isla të El Mirador, në qytetin Tijuana. Kokat i përkisnin një mashkulli dhe një femre, ndërsa pak më vonë hetuesit gjetën dhe trupat e tyre, me shenja të dallueshme dhune.

Bashkë me kufomat u gjet dhe një shënim ku thuhej: “Kjo është për të gjitha kurvat që mbështesin fatkeqësinë në Playas. Tashmë ekziston një administratë e re e quajtur La Menchiza”, duke iu referuar emërtimeve të dy karteleve armiqësore.

Më pas, në lagjen Granjas, trupi i një mashkulli u gjet gjysmë i varrosur dhe në një gjendje kalbëzimi. Trupa të tjerë u gjetën të maskruar dhe të futur në disa thasë në dhe në dy kuti plastike përpara shkollës së mesme Conalep në Villa Floresta.

Një ditë më pas kufoma e djegur e një personi, gjinia dhe mosha e të cilit nuk mund të përcaktohej nga oficerët e policisë , u gjet në rrugën El Pino prapa fabrikës së xhakuzit në Terrazas del Valle, bashkë me një trup të dekompozuar të gjetur  në Las Torres.

Vrasjet vazhduan të hënën në mëngjes (27 qershor) ndërsa një burrë u qëllua në Lomas de Belen dhe, në orën 8 të mëngjesit, një tjetër kufomë e djegur u zbulua në Paseos del Vergel.

Ky ishte numri më i lartë i viktimave i shkaktuar nga një përplasje kartelesh, që brenda vitit 2022, janë kryer 1241 vrasje të qëllimshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull