SHBA shfuqizoi ligjin për abortin, artisti i njohur merr vendimin e papritur

1 Minuta Lexim

Vetëm pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shfuqizua ligji për të drejtën për abort. Lidhur me këtë vendim kanë reaguar shumë personazhe të famshëm, të cilët ishin kundër një gjëje të tillë.

Madje edhe lokalisti i grupit “Green Day”, Billie Joe Armstrong, ka vendosur që të thotë mendimin e tij. Gjatë një koncerti të tij, ai iu drejtua fansave që ishin të pranishëm, por jo vetëm, duke u thënë se do të hiqte dorë nga nënshtetësia Amerikane, pasi Gjykata e Lartë e SHBA-ve miratoi këtë ndryshim në Kushtetutë.

Gjatë performancës së tij të fundit në Londër, Armstrong shprehu zhgënjimin e tij teksa i tha turmës: “Fuck Amerika. Po heq dorë nga nënshtetësia”.

Ishte pikërisht n fundjavën që lamë pas, q Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të paligjshëm abortin dhe ia ka lënë shteteve të vendosin se çfarë pasojash do të kishte një grua nëse do të kryente një abort.

Ky është një mohim i plotë i të drejtave riprodhuese të grave dhe një situatë që ka ndezur organizimin e grave në të gjithë vendin dhe kudo ka pasur protesta dhe po shtohet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull