Dy zyrtarë australianë janë përfshirë në një skandal, pas publikimit të disa videove ku ata shfaqen nën shoqërinë e disa eskortave kineze.
Ish-kryebashkiaku i qytetit australian Hurstville Vincenzo Badalati dhe këshilltari i tij, Philip Sanson kishin shkuar për një udhëtim jashtë pune në Kinë, dhe duket se kanë dashur të shijojnë çdo gjë që ky vend të ofron. Në pamje ata shfaqen duke drekuar e duke ecur dorë për dore me punonjëset e seksit.
Pamjet janë filmuar nga një investitor kinez, i cili i priti dy zyrtarët në vendin e tij, dhe dyshohet se u përdorën nga ai për t’i shantazhuar, në mënyrë që të favorizohej në një proces tenderimi për një investim të madh në qytetin Hurstville.
Dy zyrtarët ndërkohë janë nën hetim për shpërdorim detyre dhe afera korruptive, pasi dyshohet se gjatë kohës që ishin në detyrë kanë marrë ryshfete.