TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.
Përgjatë relieve kodrinore – malore të vendit në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet malore si dhe vijën bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 22/34 | Diell |
Kukës | 11/31 | Diell re shi |
Lezhë | 20/34 | Diell |
Dibër | 19/31 | Diell re shi |
Durrës | 23/35 | Diell |
Tiranë | 26/35 | Diell re |
Elbasan | 25/35 | Diell re |
Berat | 19/34 | Diell re |
Vlorë | 11/32 | Diell |
Korçë | 19/30 | Diell re shi |
Gjirokastër | 17/35 | Diell re |
Sarandë | 19/32 | Diell |