Zelensky i kërkon ndihmë Kinës

1 Minuta Lexim

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zelensky ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Xi Jinping të Kinës, ndërsa i ka kërkuar Pekinit që të përdorë ndikimin e tij politik dhe ekonomik mbi Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në vendin e tij.

Sipas AlJazeera, Zelensky e ka kërkuar bisedën me presidentin kinez që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, por kjo ende nuk ka ndodhur.

“Do të doja të flisja drejtpërdrejt. Unë pata një bisedë me [Presidentin] Xi Jinping që ishte një vit më parë. Që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë më 24 shkurt, ne kemi kërkuar zyrtarisht një bisedë, por ne [nuk kemi pasur] asnjë bisedë me Kinën edhe pse besoj se kjo do të ishte e dobishme”, ka thënë Zelensky.

Kina, aleati më i rëndësishëm i Rusisë, ende nuk e ka dënuar atë që presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, për të cilin ai thotë se synon “denazifikimin” dhe çmilitarizimin e vendit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull