Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit të Korçës, ndërsa sipas banorëve është dëgjuar edhe një zhurmë e madhe, që dyshohet se mund të ketë qenë një bombol gazi.
Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të shumta materiale, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.