Situatë e rëndë në Partinë e Lirisë, numri dy i partisë së Metës nis recitimin: Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarrë…!

2 Minuta Lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi akuzon qeverinë se po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!

Blushi ka publikuar pamje nga zjarret në vend, teksa shkruan se Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Ma sa duket, pas deshtimit te rrezimit te Rames ne proteste ku nuk mori pjese per shkjak te pjesmarrjes shume te ulet, Meta ka vendosur ta luftoje kryeministrin me recitime.

Ne mbremje vone ka nxjerre sekretarin e pergjithshem te PL per te recituar vargjet e Çajupit, te pershtatura me aktualitetin. Situate vertet e rende, sa here gjendet ngushte, Meta i kthehet ose recitimeve ose Avni Rustemi, Vojo Kushit apo heronjve te tjere.

POSTIMI I PLOTË

SHQIPËRINË E MORI RAMA, I VU ZJARR!

MOS HUMBISNI

Papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!
80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë sot nga flakët! Ndërkohë në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve.

Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale!
Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç’të mundin!

Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull