Zbulohet çfarë iu gjet rusëve dhe ukrainasit te akuzuar për spiunazh

2 Minuta Lexim

Zbardhen detaje të reja për tre të huajt që u përfshinë në incidentin e të shtunës në mbrëmje në uzinën e armëve në Gramsh, ndaj të cilave mes të tjerave akuza e Elbasanit mes të tjerave ka ngritur edhe akuzën për spiunazh.

Gjatë fazës hetimore ka rezultuar se në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për ABC, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Ndërsa sa u përket 4 shtetasve çekë, të kapur në rrethana të ngjashme në Poliçan, të njëjtat burime shprehen se në këtë fazë hetimi nuk është konstatuar asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Akuza e Elbasanit qëndron në krye të hetimeve ndërsa çështja do të vijojë të hetohet në Prokurorinë e Elbasanit dhe jo në Strukturën e Posaçme. Sa i përket kontakteve që kanë kryer këta shtetas me persona të tjerë, po bëhen verifikime për identifikimin e tyre dhe aktivitetit me të cilin merren. /abcnews.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull