Habib refuzon reklamën e basteve: bixhozi, më i rrezikshëm se alkooli!

3 Minuta Lexim

Ish-kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, refuzoi sponsorizimin e bastevënësve në organizatën e tij Eagle FC, duke theksuar se “bixhozi” është mëkat i madh.

Pas përfundimit të karrierës së tij, Shqiponja mbeti në sport. Ai është trajner i të afërmve dhe miqve të tij që po synojnë majat e organizatave më të mëdha MMA në botë dhe ai vetë themeloi organizatën Eagle FC.

EFC po zhvillohet shumë mirë. Khabib tashmë ka sjellë në radhët e tij një sërë emrash të njohur

Khabib, megjithatë, refuzoi të gjitha ofertat për të reklamuar pikat e basteve. Edhe pse ka para të mëdha në lojë, ai nuk dëshiron të marrë para për arsye fetare dhe të shohë një reklamë për bastore në promovimin e tij.

“Kemi shumë sponsorë të mirë me të cilët bashkëpunojmë. Ne nuk kemi nevojë për bizhozluajtës”, filloi tregimin Khabib dhe vazhdoi:

“Për mua bixhozi është më i rrezikshëm se alkooli dhe mendoj se është mëkat më i madh të reklamosh pika bastesh sesa alkool. Ata shkatërrojnë familjet. Ju vetë e dini se sa të rinj vënë bast dhe bëhen të varur. Familje të tëra janë shkatërruar për shkak të bixhozit”.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë varësie e rëndë është. Është njësoj si droga. Do të ishte njësoj sikur të reklamoja tani drogën këtu. Për mua, të dy janë në të njëjtin nivel”, tha kampioni, duke shtuar.

“E di që paguajnë mirë. Të tjerët marrin paratë e tyre dhe nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, por ne nuk do të shkojmë në atë drejtim. Ne kujdesemi për atë që i japim audiencës tonë.

Ne duam vetëm të promovojmë sportin. Unë nuk dua që njerëzit të na shikojnë dhe të shohin reklama alkooli ose bixhozi Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Unë nuk dua që dikush të mësojë për një dyqan bastesh përmes promovimit tim, të shkojë atje dhe të bëhet i varur. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha Khabib.

Kujtojmë se ky debat vijon dhe në Shqipëri, i rikthyer së fundi. Qeveria ka ndaluar prej afro katër vitesh lojrat e fatit, duke veçuar llotot sportive, pork a zëra dhe brenda saj, më saktë mazhorancës, që kërkojnë rikthimin e tyre. Këtë e bëri deputeti Fidel Ylli, por që u kundërshtua ashpër nga kolegu i tij Erion Braçe.

Vetë Rama ka heshtur dhe nuk ka dhënë ndonjë sinjal që se mund t’i kthejë bastet sportive.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull