Gjashtë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Gruaja e paqes në botë!

1 Minuta Lexim

Si sot 6 vite më parë, Papa Françesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës duke vendosur që Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, të njihet tashmë si Shën Tereza.

Politika shqiptare ka përcjellë një sërë mesazhesh këtë të hënë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të shenjtores Nënë Tereza, ku ka uruar miqtë në rrjetet sociale “ditë të mbarë”.

“Mirëmëngjes. Dhe në këtë ditë të shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull