Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ligji i lustracionit për dekomunistizimin, nuk ka për objektiv kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Koçi u shpreh se Meta ka ndihmuar Partinë Socialiste të fitojë zgjedhjet në vitin 2017 dhe 2021, me mënyrë sesi ai ka bërë opozitë.
Sipas tij, Partia Socialiste është me fat që ka kundërshtar Ilir Metën.
“Në vitin 2017 dhe vitin 2021 a ishte Ilir Meta në politikë? Ishte. Kush e ndihmoi Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet? Ilir Meta. Pra, Ilir Meta nuk është objektivi i këtij projektligji. Ishte kundër Partisë Socialiste dhe e ndihmoi të fitonte zgjedhjet.
Në vitin 2017 dhe 2021, Ilir Meta ka bërë performancën e vetë kundër Partisë Socialiste dhe e ka ndihmuar me mënyrën sesi ka bërë fushatë. Ilir Meta me mënyrën sesi ka bërë politikë ka ndihmuar të fitojë zgjedhjet. Shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi.