Presidenti italian në Tiranë: Vendi i Shqipërisë është në BE, partnere mjaft e rëndësishme për Italinë në rajonin e Ballkanit

1 Minuta Lexim

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella gjatë konferencës së përbashkët me homologun Bajram Begaj gjatë vizitës në Shqipëri, ka deklaruar se Shqipëria e ka vendin e saj në Bashkimin Europian.

Europas sipas Matarellës nuk është e plotë nëse nuk do integrojë Ballkanin Perëndimor në Unionin Europian.

“Vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian! Europa nuk është e plotë nëse nuk integron Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces integrimi”, tha Metarella.

Duke folur për bashkëpunimin me Shqipërinë, Presidenti Italian tha se sipërmarrja italiane është e gatshme të shtojë bashkëpunimin për të rritur prezencën e saj në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjik të rëndësishëm, ka shumë kompani italiane që operojnë në Shqipëri. Sektorët më modern kërkojnë bashkëpunim dhe sipërmarrësit tanë janë gati të bashkëpunojnë sipas pikave që do paraqesë qeveria shqiptare. Përsa i përket Italisë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm në Ballkan”, tha Presidenti Matarella.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull