Pas ristrukturimit të Teatrit të Operas dhe Baletit, për artistët është e nevojshme të zëvëndësohen edhe instrumentet të cilat janë të amortizuara. Pianistja Etrita Ibrahimi shprehet se është e menjëhershme ndërrimi i pianove të studiove, të cilat janë në teatër për më shumë se 4 dekada. Ndërsa ato koncertale kanë ardhur gjatë viteve 80 dhe 90.
“Urgjente për ne është ndërrimi i pianove si ato të studiove që janë krejtësisht të amortizuara sepse janë në teatër prej më shumë se 40- 50 vjetësh ashtu edhe pianot koncertale nga përdormi dhe nga transportet e shumta.”
Ibrahimi shprehet se janë vënë në dijeni nga Ministria e Kuturës për sjelljen e një pianoje për të cilën foli dhe vetë Ministrja Elva Margariti.
Pianistja: Diçka është duke lëvizur por ne kemi nevojë urgjente për ndërrimin e të gjithë instrumenteve.
Elva Margariti: Ka qenë një sfidë e kahershme jo vetëm për pianofortën. Është një sfidë që duhet të shtrohet edhe në instrumente të tjerë të orkestrës, ndëkohë Ministria e Kultuës ka punuar këto kohë jo vetëm për një pianofortë të re. Jemi duke folur me fabrikat më të mira.
Mbërrtja e pianos së parë pritet të jetë brënda këtij viti teksa kostoja e një pianoje për koncerte mund të shkojë deri në 200 mijë euro.