Fabian Zhilla
Shkodranet duhet te dalin ne proteste per kete qe po ndodh. Krimi i organizuar po ¨ja merr shpirtin¨ketij qyteti!
Pse?
Le te sqarojme fillimisht percaktimet teorike. Ku ndryshon hakmarrje (sy per sy) me hakmarrjen civile? E para kryhet per nje konflikt midis dy individeve per arsyet e tyre personale, shpesh banale dhe qe lidhen krejtesisht me interesat e tyre pa pasur nje arsye te jashteme. Me pas perfshihen familjet e viktimave qofte ne menyre direkte (perfshihen ne eliminimin e kundershtarit) ose indirekte (ndihmojne ne eleminimin e kundershtarit ose familjareve te tij). E dyta, hakmarrja civile eshte hakmarrja e cila fillon si rezultat i perplasjes se grupeve kriminale dhe me pas familjareve te anetareve te vrare (kryesisht te rinj) te cilet perfshihen ne eleminimin e kundershtareve ose vriten per te ushtruar presion ndaj grupit kriminal dhe jo ne fakt te familjes kundershtare. Nga nje konflik individesh apo midis dy familjeve ajo me pas degradon ne perplasje midis grupe familjesh te ndara sipas grupeve kriminale duke sjell keshtu atomizimin e konfliktit.
Konteksti ne Shkoder
Hakmarrja civile ne fakt po sjell rritjen e konfliktit social ne Shkoder, e fshehur nen petkun e hakmarrjes por e cila ne fakt nuk ka asnje lidhje me kete te fundit. Vrasjet e fundit po tregojne se po vriten ´ushtaret´ te cilet jane anetare te familjeve te perfshira aksidentalisht ne konflikt dhe te cilet jane detyruar ti bashkohen njerit grup kriminal per tu mbrojtur por dhe per te marr hak per anetarin e tyre te familjes te vrare qe eshte eleminuar per hesap te grupit kriminal kundershtar. Keta te rinj, viktima, jane perfshire ne grupet kriminale kryesisht ne rruge shoqerore, duke qene se jane njohur me ta qe ne vegjeli. Shpesh per ceshtje nderi dhe respekti ata mund te kene kryer ndonje sherbim falas, ´survejim´apo dhenie informacioni per levizjen e objektivit dhe kjo i ka perfshire ne krim. Ne fakt grupet kriminale po godasin me te dobtit dhe me te pambrojturit duke i perdorur ata si mjet komunikimi dhe presioni me palen kundershtare. Gradualisht grupet kriminale ne Shkoder jane kthyer ne ´gropa te zeza´ qe po ´gelltisin´ familje te tera dhe krimi eshte bere aq i pameshirshem sa ka zbritur edhe tek te rinjte, te cilet nuk e kalojne moshen 25 vjec.
Rastet:
Vetem ne periudhen gusht-shtator 2022 kemi:
-25 gusht- Atentat ndaj Alban Brucit ne lagjen rus te Shkodres. Policia e Shkodres deklaron se identifikon autoret (Tonat Fushaj 20 vjec dhe Bajram Cekorja 24 vjec) pa dhene arsye se ku e mbeshteti kete identifikim gje qe solli ne:
-02 shtator – Vritet Ismet Cekorja, babai i Bajram Cekores;
-18 shtator- Vritet Erjon Xhenje, 19 vjec ne qender te qytetit, ne buleverdin kryesor.
Tashme situata ne Shkoder duket sikur ka degraduar ne nje faze shume te komplikuar qe kerkon nje qasje teresisht origjinale per parandalimin e vrasjeve te tjera por dhe goditjen e krimit te organizuar. Metodat e meparshme kane deshtuar. Krimi i organizuar po ja ´merr shpirtin´Shkodres ndaj duhet reaguar seriozisht dhe me nje plan afatgjate nga institucionet perkatese.